Ferat Shala

Shala: Çështja e murit në veriun e Mitrovicës do të zgjidhet me marrëveshjen e arritur

Duke folur për marrëveshjen e arritur për rrënimit e murit ndarës në pjesën veriore të Mitrovicës të ngritur nga serbët, ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala ka thënë se gjithçka do të shkoj qetë dhe natyrshëm. Ai i ka deklaruar Radios Evropa e Lirë se së shpejti opinioni publik do të informohet për gjithçka me marrëveshjen e arritur. Në komunikatën e Qeverisë së Kosovës gjatë ditëve të fundit dhe nën lehtësimin e Zyrës së BE-së, si dhe të Ambasadës së SHBA-së është arritur një zgjidhje, e cila do t’i ulë tensionet në veriun e Kosovës, do të ndihmojë lirinë e lëvizjes dhe do të krijojë një ambient të favorshëm për të gjithë qytetarët në veri dhe në jug të Mitrovicës.

Kontrolloni gjithashtu

Lumir Abdixhiku: Pas një viti me marrëveshjen e Qeverisë Kurti nuk do të flitet më për Asociacion, por për autonomi territoriale

Abdixhiku ironizon Kurtin: “Leje pushkën, kape ndonjë kazmë e qit ndonjë punë në dritë”

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, është shfaqur i ashpër dhe ironik ndaj …