Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi dërgoi një Memorandum lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt në Francë

Nisma për Kosovën përmes një komunikate ka bërë të ditur se Jakup Krasniqi, kryetar i Këshillit Kombëtar të kësaj partie  përmes Ambasadës së Francës në Kosovë dhe përmes postës elektronike, u ka dërguar autoriteteve të Francës Memorandumin lidhur me arrestimin e Ramush Haradinajt.  Në këtë memorandum janë sjellë fakte që dëshmojnë se “Dosja Haradinaj” është dosje e porositur nga strukturat politike të regjimit të Millosheviqit, sajuar nga Shërbimi sekret serb dhe e shpërndarë nga njerëzit e këtij regjimi. “Si e tillë, akuza kundër z. Ramush Haradinaj është një akuzë e motivuar politikisht dhe urdhër-arresti i lëshuar nga Serbia është urdhër- arrest i porositur nga  Beogradi. Që të shmang grackën e politikës serbe drejtësia franceze duhet ta lirojë menjëherë dhe pa asnjë kusht Ramush Haradinajn. Ky veprim është veprim i vetëm serioz dhe me dinjitet i një drejtësie vërtetë të pavarur”, thuhet në njoftimin e  Nismës.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …