KLINA I SIGURON MBI NJË MILION EURO PËR DY PROJEKTE RRUGORE

Kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharku për financimin e projekteve infrastrukturore në komunën e Klinës.

Behët fjalë për asfaltimin e rrugës Qypevë-Ujmirë që nisë nga aksi rrugor Klinë- Skenderaj dhe që kushton 750 mijë euro, dhe asfaltimin e rrugëve në fshatin Jashanicë, projekt ky i cili ka koston financiare 400 mijë euro. Kostoja financiare e dy projekteve është 1 milion e 150 mijë euro.

Me këtë Memorandum, Ministria e Infrastrukturës obligohet të sigurojë mjetet financiare për realizimin e projekteve, ndërsa, komuna e Klinës obligohet të sigurojë kushtet e nevojshme për realizimin e projekteve për operatorët ekonomikë, të kryejë procedurat e tenderimit të këtyre projekteve, të caktojë komisionin e vlerësimit, projekt-menaxherin, si dhe komisionin për inspektimin final të punimeve, në të cilin do të marrë pjesë një anëtar i Ministrisë së Infrastrukturës.

Kryetari i komunës së Klinës Sokol Bashota, ka arritur që të siguroj nga Qeveria mjete në vlerë mbi 5 milion euro për projekte në infrastrukturë rrugore, shkollore, rregullimin e shtratit të lumit dhe projekte tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Në Skënderaj po vazhdon aksioni për trajtimin e qenve endacakë

Po vazhdon aksioni për trajtimin e qenve endacakë në komunën e Skenderajt. Aksioni do të …