Ali Ahmeti dhe Nikolla Gruevski

Gjatë bisedimeve me BDI-në VMRO-ja ka qenë kundër vendosjes së dygjuhësisë në tërë territorin e Maqedonisë

VMRO-DPMNE-ja ka bërë të ditur se drejtuesi Nikola Gruevski ka zhvilluar, bashkë me sekretarin për Politikat Ndërkombëtare, Aleksandar Nikolovski, një takim me ambasadoren turke, Tulin Erkal Kara, në të cilin është sqaruar se marrëveshja me BDI-në nuk u arrit, jo për shkak të Prokurorisë Publike Speciale, por prej platformës së paraqitur nga pala shqiptare. Gjatë bisedimeve me Bashkimin Demokratik për Integrim, VMRO-ja ka qenë kundër vendosjes së dygjuhësisë në të gjithë territorin e vendit, por pajtohej me idenë që të gjendet ndonjë zgjidhje tjetër, në mënyrë që gjuha të përparonte në zonat me shumicë shqiptare. Partia e Gruevskit vazhdon të kujtojë se është ajo që mori më shumë vota dhe mandate, dhe i mëshon sërish idesë së zgjedhjeve të reja, me argumentin se skenarët e tjerë mund të sillnin kriza të reja.

Kontrolloni gjithashtu

Dushan Janjic: Vetëvendosje dhe Lista Serbe ndajnë të njëjtin qëllim – mbajtjen e krizës institucionale në Kosovë

Analisti politik serb, Dushan Janjiç, ka deklaruar se humbësit më të mëdhenj të krizës parlamentare …