leoni

Hashim Thaçi

Thaçi: Për ndërtimin e një të ardhme të mirë, nuk duhet të mbetemi peng i së kaluarës

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, tha se komisioni për të Drejtën dhe Pajtimin synon që të krijohet një mekanizëm mbështetës për dialogun e brendshëm ndërmjet  komuniteteve, do të jetë një komision i pavarur, i paanshëm, jo i udhëhequr nga shteti por i mbështetur fuqishëm nga të gjithë. Duke folur në takimin e parë konsultativ për themelimin e këtij komisioni Thaçi tha se në Kosovën e pasluftës diçka e rëndësishme ka mbetur pa u prekur. Dhimbja e shkaktuar nga lufta po rendon në  zemrën e secilit qytetar të Kosovës, me armiqësitë që ka shkaktuar lufta.  Shoqëria  nuk mund të ndërtojë të  ardhme të mirë nëse  mbetet peng i së kaluarës, prandaj sot po prezantoj idenë time për një të ardhme më  të mirë, ka deklaruar ai. Sipas tij vuajtja është e njëjtë për secilin prind  pa marrë parasysh përkatësinë etnike. Qëllimi i themelimit të këtij komisioni, është nisja e një jete të re për të gjithë qytetarët duke falur por duke mos harruar, ka përfunduar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Prindi i ish presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi ka uruar që sa më parë të kthehen në Kosovë të gjithë që po mbahen në Hagë

Ish kryetari, Hashim Thaçi ka pritur sot në paraburgim prindërit e tij, Haxhi dhe Hyra …