Behxhet Shala

Behxhet Shala: Pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve aktualisht është i pamundur

Drejtori i Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut Behxhet Shala, ka mirëpritur iniciativën e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, për themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtimin. Megjithatë, ai ka vlerësuar se aktualisht në Kosovë pajtimi mes shqiptarëve dhe serbëve është i pamundur. Sipas Shalës, pajtimi mund bëhet vetëm në bazë të vullnetit të të dyja palëve dhe pasi të pranohet e vërteta. Ai ka deklaruar për Epoka e Re se procesi i pajtimit mund të shkojë përpara vetëm nëse udhëhiqet nga njerëz kredibilë dhe të besueshëm për të dyja palët. Sipas Shalës, Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin nuk mund të nxjerrë aktgjykime për ta dënuar dikë, por me punën e tij mund t’i ndihmojë gjykatat. Sipas tij, qëllimi i këtij Komisioni është relaksimi i raporteve, mbledhja e informatave, konsultimet publike dhe hartimi i raporteve, mbi bazën e të cilave pastaj mund të ndërmerren lëvizje të tjera.

Kontrolloni gjithashtu

Gjatë muajve janar – shtator 2019, 76 persona kanë vdekur në 66 aksidente, ndërsa 8.625 janë lënduar

Dhjetëra aksidente janë raportuar gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit, dhjetëra aksidente janë rapotuar …