Selami Hoti ka reaguar kundër propozimit të kryetarit Thaçi lidhur me krijimin e Komisionit për Pajtim

Selami Hoti ka reaguar kundër propozimit të kryetarit Thaçi lidhur me krijimin e Komisionit për Pajtim

Selami Xhavit Hoti, luftëtar i UCK-së, vëlla i dy dëshmorëve të kombit: Xhemajli dhe Shukri Hoti, babanë e pagjetur, ka reaguar kundër propozimit të kryrtarit Thaçi për pajtim me serbët. Selamiu aktualisht është kryetar i fshatit Krushë e Madhe. Ai në një shkrim autorial, ka reaguar lidhur me themelimin e Komisioni për të Vërtetën dhe Pajtimin nga kryetari i Kosovës Hashim Thaçi. Në reagimin e tij thuhet: ju zotëri kryetar duhet të kërkoni dënimin e kriminelëve e jo pajtim me ta! Presidenca, Qeveria, Gjyqi e Ligji mund të pajtohet e të i falë kriminelët por jo edhe nënat që ngelën me duar në gji, as populli i dëbuar nga vatrat e veta, nuk do të pajtohet e t’ï falë as Zoti! Mjaft me fyerje!

Krushës së Madhe i mungojnë edhe 64 e tërë Kosovës edhe 1660! Së paku nga një varr për ta, para pajtimit. Të përkujtojmë me këtë rast se nga lufta e fundit në Kosovë kanë mbetur mbi 500 bonjakë  në fshatin Krushë.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci thotë se deri tani janë vaksinuar mbi 55 mijë punëtorë të stafit arsimor

Arbërie Nagavci pranon se librat shkollorë kanë kushtuar më shumë këtë vit, por s’jep shifër konkrete

Deputetja dhe ish-ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka pranuar se librat për këtë vit shkollor …