Jep dorëheqje këshilltari për sigurinë kombëtare të Amerikës

Këshilltari për sigurinë kombëtare i kryetarit të Amerikës, Michael Flynn, ka dhënë dorëheqjen nga posti. Funksionari i lartë i Trumpit u akuzua se ka gënjyer për telefonatat me ambasadorin rus, ku siç raportohet, kanë diskutuar për heqjen e sanksioneve të Amerikës ndaj Rusisë.  Ish-këshilltari Flynn, ka paraqitur dorëheqjen e tij bashkë me një letër, ku shpjegon arsyet e heqjes dorë nga posti i tij. Ai ka pranuar se nuk i ka raportuar të gjitha bisedimet me ambasadorin rus, te kryetari dhe zëvendës- kryetari amerikan dhe ka kërkuar falje për këtë.  Gjithashtu në letër Flyn thotë se ndihet i nderuar që i ka shërbyer vendit dhe që ka qenë pjesë e administratës së Trump, i cili në vetëm 3 javë e ka orientuar politikën e jashtme amerikane, në mënyrë themelore drejt rivendosjes së pozitës udhëheqëse të Amerikës në botë. Michael Flynn e mbyll letrën e tij të dorëheqjes duke theksuar se kryetari Trump dhe administrata e tij do të hyjnë në histori si një nga presidencat më të mëdha të SHBA-së dhe do t’ia dalë ta bëjë Amerikën të madhe sërish.

Kontrolloni gjithashtu

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe krerëve të tjerë të UÇK-së

Muaji shkurt pritet të shënojë një pikë kritike në proceset gjyqësore ndaj Hashim Thaçit dhe …