Thaçi deklaroi se gazetaria në Kosovë është ndër më të guximshmet në rajon

Thaçi deklaroi se gazetaria në Kosovë është ndër më të guximshmet në rajon

Duke folur në konferencën me temë ‘‘Siguria e gazetarëve”, e organizuar nga OSBE-ja, kryetari i vendit Hashim Thaçi tha se që nga përfundimi i luftës janë bërë përpjekje që të instalohet një gazetari profesionale dhe e besueshme. “Kemi pasur dy rrethana që kanë rezultuar me gazetari te guximshme dhe profesionale. Janë kultivuar vlerat si paanshmëria profesionalizmi dhe guximi për të publikuar çdo informatë. Gazetarët kanë qenë në thumb të atyre janë sulmuar kidnapuar dhe vrarë. Ka ende gazetarë që janë të zhdukur nga lufta. Ne kuadër të kërkimit të së vërtetës do të punohet edhe për  zbardhjen e fatit të tyre”. Për fund ai u shpreh se të gjithëve na takon t’i përkrahim dhe t’ i mbrojmë gazetarët.

Kontrolloni gjithashtu

Oda e Mjekëve vendos flamurin e UÇK-së në prag të aktgjykimit në Hagë

Gjashtë ditë para shpalljes së aktgjykimit përfundimtar ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe …