Kryeministri Isa Mustafa

Kryeministri Mustafa: Me 1 korrik do të fillojë mbledhja e premiumeve për Fondin shëndetësor

Kryeministri, Isa Mustafa, duke raportuar para deputetëve lidhur me Ligjin për sigurime shëndetësore tha se është vendosur që nga 1 korriku i këtij viti të fillojë mbledhja e premiumeve për Fondin e sigurimeve shëndetësore. Mustafa tha se për këtë çështje kanë bashkëpunim me Bankën Botërore, ambasadat e Zvicrës dhe Luksemburgut si dhe me institucione tjera ndërkombëtare. Sipas tij, Banka Botërore ka dhënë rekomandimet e caktuara për këtë çështje. Procesi i informimit te qytetarët për sigurime shëndetësore, sipas kryeministrit, ka filluar dhe do ta përfundojë  deri në funksionalizimin e fondit. Po ashtu, ai informoi se për sistemin e informimit  shëndetësor janë investuar 6 milionë euro, që kryesisht janë në regjionin e Prizrenit dhe në QKUK. Mustafa premtoi që në krye të fondit për sigurime të vijnë njerëz që e meritojnë dhe që kanë kualifikime për këtë punë.

Kontrolloni gjithashtu

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve organizon sot tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike

KQZ: Për zgjedhjet lokale më 12 tetor, mërgata voton vetëm me postë

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se për zgjedhjet lokale të 12 tetorit …