Bilall Sherifi

Bilall Sherifi: Kryeministri Mustafa është i varur nga PDK-ja

Sekretari i përgjithshëm i Nismës për Kosovën, Bilall Sherifi, ka deklaruar se kryeministri i vendit Isa Mustafa është komplet i varur nga partneri politik, PDK-ja dhe deputetët e saj. Sipas Sherifit, Mustafa ka humbur votat e deputetëve LDK-së, me deklaratat ndaj tyre dhe reagimet për demarkacionin. Kështu, sipas tij, ai varet krejt nga vendimi i Kadri Veseli, se a duhet të shkojë vendi në zgjedhje apo jo. Ndërkohë që deputetët e PDK-së flasin zi e terr për Mustafën e për koalicionin, prapë thonë se nuk mund ta prishin koalicionin. Nëse kreu i Partisë Demokratike do të shprehte vullnet për zgjedhje të parakohshme, kjo do të bëhej menjëherë sepse deputetët e PDK-së nuk janë të kënaqur me koalicionin qeverisës. Po të kishte vullnet Kadri Veseli do të kishte përkrahjen e deputetëve të tij, ka thënë Sherifi.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …