Vendosja e gur-themelit në Merdare, është rezultat i dialogut, në Bruksel

Vendosja e gur-themelit në Merdare, është rezultat i dialogut, në Bruksel

Sot është bërë  vënia e gur-themelit të pikë-kalimit kufitar në mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë në Merdare. Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, e vlerësoi vënien e gur-themelit në pikën kufitare me Serbinë dhe tha se ky është rezultat i drejtpërdrejt i dialogut, i cili nuk ka kaluar pa vështirësi dhe është një dëshmi se përmes dialogut duhet t’i zgjidhim problemet me fqinjët tanë. Shefja e Zyrës së BE-së, Nataliya Apostolova, tha se si pjesë e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka qenë   edhe krijimi i pikave të përbashkëta të menaxhimit të kufirit. Ndërsa, ministrja për Dialog, Edita Tahiri, tha se vënia e gur-themelit  në Merdare është dhurata për ditëlindjen e 9 të shtetit tonë të ri.

Kontrolloni gjithashtu

Izbica – Dënimi simbolik prej 13 vjetësh për krimet e luftës lë plagë të hapura

Gjykata Themelore e Prishtinës ka shpallur dënim prej 13 vjetësh burg për Muhamet Alidemajn, të …