Agron Luta: Raporti i komisionit për matjen e territorit është joprofesional

Agron Luta: Raporti i komisionit për matjen e territorit është joprofesional

Agron Luta, anëtar i Komisionit për matjen e territorit është shprehur kundër raportit që ka nxjerrë ky komision. Luta ka thënë se deri më tani nuk kanë dashur të deklarohen pasi marrëveshja ishte që të deklarohet vetëm zëdhënësi i Komisionit, mirëpo këtë e kanë bërë pasi vërejtjet e tyre nuk janë marrë parasysh. Andaj, duhet të deklarojmë atë që kemi thënë edhe dje në komision se nuk pajtohemi me vlerësimin e raportit nga ana profesionale. Raporti është joprofesional, ka thënë Luta. Komisioni i ekspertëve për Matjen e Territorit të Republikës së Kosovës, në publikimin e draft-raportit të parë rreth gjetjeve të Demarkacionit ka konstatuar se Çakorri gjendet jashtë territorit të Kosovës. Dje  nga ky Komision ka dhënë dorëheqje  Fitim Humolli, i cili ka thënë se nuk pajtohet me rezultatin e matjeve.

Kontrolloni gjithashtu

Bajraktari: Për një periudhë tejet të gjatë kohore krimet e luftës kanë qenë kompetence e autoriteteve ndërkombëtare

Avokati Ardian Bajraktari ka vlerësuar se trajtimi i krimeve të luftës në përgjithësi dhe atyre …