Kadaj-Bujupi: Të gjitha ato që premtoi Veseli, i pati premtuar Thaçi në 2007-n

Kadaj-Bujupi paralajmëroi tensione nëse Kuvendi miraton Demarkacionin

Deputetja e Vetëvendosjes, Donika Kadaj-Bujupi, ka thënë se rezistencën për Demarkacionin do ta vazhdojnë, sepse implementimi i marrëveshjes paraqet rrezik për vendin. Ajo tha se tre anëtarë të këtij Komisioni  e kundërshtuan këtë marrëveshje dhe ne bashkë me qytetarët do të vazhdojmë që t’i ndalojmë marrëveshjet e dëmshme për vendin tonë. Kadaj-Bujupi theksoi se nuk do të ishte veprim i matur nëse deputetët përpiqen që këtë variant tashmë të konfirmuar si të gabuar ta sjellin në Kuvend, sepse kjo do të risjellë tensione të reja dhe rezistencë më të fuqishme. “Demarkacioni nuk kalon, për çfarëdo shantazhi për blerje ose shitje të votave do të ketë pasoja”, ka deklaruar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje.

Kontrolloni gjithashtu

Lutfi Haziri kundër Albulena Haxhiut: “Themeluesit e Republikës nuk mund të shantazhohen”

Polemikat mes pozitës dhe opozitës në Kosovë kanë marrë hov pas akuzave të nënkryetares së …