Edi Rama

Kryeministri Rama e ka akuzuar opozitën se ka hyrë në çadrën e protestës për të bllokuar vettingun

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama e ka akuzuar opozitën se ka hyrë në çadrën e protestës për të bllokuar vettingun, proces që duhet të nisë javën e ardhshme në këtë parlament. Rama tha se vettingu është kushti i vetëm për të hapur negociatat me BE-në.

“Pse çadra lidhet me vettingun? Për një arsye të thjeshtë, procedurat e vettingut fillojnë javën e ardhshme në këtë parlament. Dhe ata e thonë shprehimisht, se vettingun do ta bëjnë ata, se ata nuk kanë qenë dakord me këtë vetting. Por nuk ka 2, 3 apo 5 vettingje dhe kjo duhet të jetë e qartë për ata, për ne dhe partnerët ndërkombëtarë”, deklaroi Rama.

Kontrolloni gjithashtu

Gucati

Dënohet me katër muaj burgim personi që kërcënoi Hysni Gucatin

Gjykata ka dënuar me katër muaj burgim Eqrem Avdullahun, pasi u shpall fajtor për kërcënim …