leoni

Hilmi Mehmeti konstaton se qindra zyrtarë policorë të Kosovës gjenden nën hetime

Hilmi Mehmeti konstaton se qindra zyrtarë policorë të Kosovës gjenden nën hetime

Krye-shefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Hilmi Mehmeti raportoi para komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Ai  vuri në pah se falë angazhimit dhe besimit në këtë institucion, ka pasur 9.2 për qind ankesa më shumë se në vitin 2015. Ndërsa, sa i përket arrestimeve të zyrtarëve policorë, në vitin 2016 janë arrestuar 69 policë, kurse në vitin paraprak ishin arrestuar 23 sosh, raporton Kosovapress. Sipas Mehmetit, numri i rasteve të hetimeve për zyrtarë policorë është 671, ndër to edhe policë me pozita të larta, por edhe zyrtarë të tjerë që nuk bëhen publike për shkak të hetimeve që janë duke u zhvilluar për shkelje të ligjit në pozitën zyrtare.

Kontrolloni gjithashtu

Ali Ahmeti flet nga Shipkovica: Është koha të përcaktohemi me platformë, më 8 maj rrethojmë numrin 4

Kryetari i BDI-ë,  Ali Ahmeti në kuadër të takimeve me qytetarë në fushatën parazgjedhore për …