Shqipëri: Koalicioni qeverisës, i gatshëm për dialog me opozitën

Shqipëri: Koalicioni qeverisës, i gatshëm për dialog me opozitën

Tryeza javore e koalicionit qeverisës diskutoi sot mbi agjendën e reformave dhe qëndrimin e opozitës parlamentare. Temat kryesore gjatë këtij  takimi ishin, Reforma në Drejtësi, procesi i Veting-ut si hap i parë në zbatimin e saj, Reforma Zgjedhore dhe domosdoshmëria për një proces zgjedhor me besueshmëri të lartë e transparencë të plotë.  Koalicioni qeverisës është i gatshëm të zhvillojë dialog me opozitën për domosdoshmërinë e shtyrjes përpara të këtyre reformave me interes kombëtar e publik, duke mirëpritur edhe çdo propozim konkret dhe realist të opozitës për procesin zgjedhor. Liderët e koalicionit shprehën gatishmërinë për të biseduar  me përfaqësuesit e opozitës në Kuvend apo në çdo tryezë dialogu që është e dëshirueshme për opozitën.

Kontrolloni gjithashtu

Engelbert Zefaj: Kryeministri Albin Kurti është përfshirë në korrupsion, në aferën korruptive për rezerva të shtetit

Eksperti i ekonomisë, Engelbert Zefaj ka thënë se në raportin e Freedom House është potencuar …