Denis MacShane: Asnjë lider i Beogradit nuk është i gatshëm t’ia thotë popullit serb të vërtetën

Denis MacShane: Asnjë lider i Beogradit nuk është i gatshëm t’ia thotë popullit serb të vërtetën

Ish- ministri britanik për Evropën e Ballkanin Denis MacShane është cituar të ketë  deklaruar se  problemi kryesor i shefes së BE-së Federica Mogherinin është “revanshizmi serb. Kremlini përkrah serbët dhe dëshiron të bëhet lojtar në Ballkanin Perëndimor. Nacionalistët serbë trimërojnë pakicën serbe në Bosnjë e në Kosovë të refuzojnë çdo bashkëpunim dhe që këto shtete t’i bëjnë të paafta për funksionim. Serbët u përfshinë në komplotin në Mal të Zi, po vazhdon edhe fushata për zgjedhjet presidenciale në të cilën shumica e kandidatëve luajnë me letrën se serbët janë viktima dhe me qëndrimin e fortë për Kosovën e Bosnjën. Serbët e dinë se nuk kanë shans të hyjnë në BE nëse mbeten në politikën e viteve të ’90 –ta dhe duhet ta pranojnë se Beogradi vlen vetëm për Serbinë e jo për shtetet përreth. Asnjë lider serb nuk është i gatshëm t’ia thotë popullit serb të vërtetën”, thekson MacShane.

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: 1.31 miliardë euro investime në qarkun Shkodër gjatë dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkodër se qeveria ka investuar 1.31 miliardë euro në …