leoni

Ali Ahmeti

Ahmeti: Kryetari, Gjorgje Ivanov nuk guxon që krizën politike ta shndërrojë në krizë etnike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, është takuar me ambasadorin e Francës në Shkup Kristian Timonier me të cilin ka biseduar për situatën politike në ish Republikën Jugosllave në Maqedoni. Gjatë bisedës së zhvilluar, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka thënë se kryetari i ish Republikës Jugosllave të Maqedonisë,  Gjorgje Ivanov nuk guxon që krizën politike ta shndërrojë në krizë etnike dhe duhet të përmbahet maksimalisht nga nxitja e urrejtjes midis dy komuniteteve shumicë. Ahmeti ka shtuar më tutje se deklarata e përbashkët e partive politike shqiptare  nuk cenon rendin e as karakterin kushtetues dhe është në përputhje të plotë me Marrëveshjen e Ohrit dhe Kushtetutën e Maqedonisë pasi paraqet përmbledhje të programeve zgjedhore të partive parlamentare shqiptare.

Kontrolloni gjithashtu

Sami Lushtaku: Dëshira ime ka qenë që Fatmir Limaj të kthehet në PDK, nëse shkon me Kurtin, e prek fundin politik

Sami Lushtaku: Albin Kurti nuk ka pranuar me qenë ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Komandanti i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës për Zonën e Drenicës gjatë luftës clirimtare, Sami Lushtaku …