Natasha Kandiq

Kandiq: Serbia e sotme është më e errët se ajo e viteve të nëntëdhjeta

Koordinatorja e Koalicionit për KOMRA – Komisionit rajonal për vërtetimin e fakteve për krimet e luftës dhe shkeljet e tjera të rënda të të drejtave të njeriut të kryera në ish RSFJ nga 1 janari 1991 deri më 31 dhjetor 2011, Natasha Kandiq, ka thënë se Serbia e sotme është më e errët se ajo e viteve të nëntëdhjeta. Sot po jetojmë në një Serbi të errët, e cila kurrë nuk ka qenë kaq e errët, as në vitet e nëntëdhjeta, kur megjithatë ka pasur hapësirë për mendime të ndryshme. Në konferencën për medie “Bllokada ballafaqimit me të kaluarën dhe e procesit KOMRA” ajo theksoi se sot ekziston një shqetësim i madh në Bruksel për zhvillimet e fundit në rajon, një frikë e madhe për eskalimin e konflikteve.

Kontrolloni gjithashtu

“Zarfin” me të cilin është emëruar kryetare e Kosovës, zonja Atifete Jahjaga e ka parë tërë Kosova, por jo Vlora Çitaku

Arbër Jashari: Kushtetuesja përballë dy opsioneve, vendos për dekretin e Osmanit ose e zgjat pezullimin

Avokati Arbër Jashari ka sqaruar skenarët e mundshëm lidhur me vendimmarrjen e Gjykata Kushtetuese e …