Kryekuvendari Kadri Veseli priti në takim sekretarin e OSBE-së, Lamberto Zanieri

Kryekuvendari Kadri Veseli priti në takim sekretarin e OSBE-së, Lamberto Zanieri

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim sekretarin e përgjithshëm të OSBE-së, ambasadorin, Lamberto Zannier, të cilin e ka falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme të Misionit të OSBE-së për Kosovën. Kryetari Veseli ka çmuar lart këtë mbështetje, sidomos në ndërtimin e institucioneve demokratike. Kryekuvendari Veseli e ka konsideruar të nevojshme vazhdimin e bashkëpunimit me këtë mision, në funksion të forcimit të mëtejmë të demokracisë dhe ofrimit të asistencës në shumë sfera. Veseli e ka njohur z. Zanier edhe me zhvillimet aktuale në vendin tonë, me theks të veçantë për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi, duke e konsideruar të rëndësishme ratifikimin e marrëveshjes.

 

Kontrolloni gjithashtu

Ganimete Musliu kritikon ashpër Avni Deharin: “Po luan rolin e defatores së Kurtit dhe Haxhiut”

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu, ka reaguar ashpër ndaj kryesuesit të seancës …