Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama cakton koordinatorët e fushatës zgjedhore në 12 qarqet e vendit

Kryetari i Partisë Socialiste,  Edi Rama do të mbledhë në selinë e Partisë Socialiste rreth orës 10.00 koordinatorët e fushatës zgjedhore në të 12 qarqet e vendit. Në këtë mbledhje pritet të merren vendime të rëndësishme për ecurinë e qeverisë, ndërsa nuk dihet nëse do të ketë ndryshime në kabinet, ashtu siç përflitet në media. Burime jozyrtare, flasin se  nga qeveria mund të largohen ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, ministri i Industrisë Damian Gjiknuri, ministrja e Arsimit Lindita Nikolla dhe ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, ministrja e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, Ministri i Mirëqenies Sociale Blendi Klosi dhe ministri i Pushtetit Vendor, Bledi Çuçi, për t’u angazhuar me organizimin e fushatës elektorale për zgjedhjet e 18 qershorit.

Kontrolloni gjithashtu

Abelard Tahiri

Abelard Tahiri akuzon gjyqtarin Radomir Llaban për favorizim të Vetëvendosjes në emërime të jashtëligjshme

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, ka rikujtuar një rast të rëndësishëm lidhur …