Kryeparlamentari, Veseli, ka folur për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare në Ballkan dhe në Kosovë

Kryeparlamentari, Veseli, ka folur për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare në Ballkan dhe në Kosovë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në një konferencë shkencore të organizuar sot në Prishtinë nga Bashkësia Islame e Kosovës, ka folur për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare në Ballkan dhe në veçanti në Kosovë, si një vlerë tashmë e brumosur te qytetarët e saj. Ne kemi qenë, jemi dhe do të mbesim përgjithmonë vend i rrënjosur në vlerat i identitetit evropian. Ky është vizioni i palëkundur i shtetit tonë, i popullit tonë dhe komuniteteve tona fetare. Ne jemi komb shqiptar me vlera historike dhe rrënjë evropiane, por që jetojmë në disa shtete dhe kemi disa besime religjioze, për çka jemi krenarë pasi jemi shembull i tolerancës ndërfetare”, theksoi kryeparlamentari Veseli. Ai shtoi se myslimanët e Kosovës, bashkë me të gjithë besimtarët e feve të tjera, janë njësoj meritorë për ndërtimin dhe jetësimin e këtij vizioni evropian të Republikës së Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Fatmir Limaj: Situata politike është skandaloze, partitë të lënë egot dhe të formojnë institucionet

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka reaguar ashpër ndaj bllokadës politike në Kosovë, duke …