Haki Demolli

Haki Demolli: Unë dhe LDK-ja do ta do ta përkrahim Projektligjin e FSK-së

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës,  Haki Demolli, ka konfirmuar  se ai dhe Grupi Parlamentar i LDK-së, do ta përkrahin Projektligjin e FSK-së, në çastin kur  ai do të paraqitet  për votim në Kuvendin e Kosovës. Demolli në një intervistë për KosovaPress tha se Projektligji për FSK-në,  i cili është dorëzuar ditë më parë në Ministrinë që ai drejton, nesër do t’i dorëzohet Qeverisë së Kosovës, me opinionin që do të jap kjo Ministri për këtë Projektligj. Unë së bashku me Grupin Parlamentar të LDK-së,  do t’i japim përkrahje këtij Projektligji. Demolli pranon ndihet shumë mirë, që gjatë periudhës sa ai është ministër i FSK-së,  të ndodh edhe  transformimi i kësaj force në ushtri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

PSD akuzon LVV-në për “kapje” të Prokurorisë, Molliqaj paralajmëron rrezik për pavarësinë institucionale

Partia Socialdemokrate ka zhvilluar një aksion simbolik para Prokurorisë së Shtetit, duke vendosur një pankartë …