leoni

Deputetët inkurajojnë qeverinë të shpejtojë projektligjin për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Deputetët inkurajojnë qeverinë të shpejtojë projektligjin për shndërrimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës

Deputetë e partive politike në Kuvendin e Kosovës, kërkojnë nga  Qeveria e vendit që të shpejtojnë projektligjin për shndërrimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, në forcë e cila do të ketë  mision ushtarak. Përfaqësuesit e partive politike nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lëvizjes Vetëvendosje dhe Nismës për Kosovën vlerësojnë se vendi është i gatshëm për themelimin e   ushtrisë së vet. Ata konsiderojnë me të drejtë se transformimi i FSK-së, nga misioni civil në atë ushtarak duhet të bëhet  sa më parë. Këto kërkesa deputetët nga partitë politike i bënë gjatë tryezës së organizuar nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë me temën:- “Si të procedojmë me formimin e ushtrisë?”

Kontrolloni gjithashtu

Edi Rama: 1.31 miliardë euro investime në qarkun Shkodër gjatë dekadës së fundit

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot në Shkodër se qeveria ka investuar 1.31 miliardë euro në …