Edi Rama: Fuqia e votës ka sjellë ndryshimin në kryeqytet

Edi Rama: Fuqia e votës ka sjellë ndryshimin në kryeqytet

Kryeministri, Edi Rama duke folur para të pranishmëve me rastin e hapjes së Tregut të ri, në Tiranë u shpreh se këtu mund të shohim se çfarë fuqie ka vota, çfarë fuqie ka pjesëmarrja e të gjithëve në procesin e qeverisjes, duke bërë zgjedhjen e duhur. Parafytyroni si do ishte sot këtu sikur në vitin 2015 bashkia e Tiranës mos të ishte kthyer nga një konvikt me një dhomë të madhe gjumi ku gërhiste ish-kryetari i bashkisë në një shtëpi të përbashkët të komunitetit ku mendohet ditë e natë për njerëzit për zonat për familjet për fëmijët e të moshuarit. Kryeministri foli dhe për protestën e opozitës, ku tha se te çadrat e Pazarit të ri janë njerëz të zakonshëm që ushqejnë familjet me punën e tyre, ndërsa tek çadra e bulevardit u thonë hajdeni të “mbajmë në punë gjyqtarët e prokurorët e korruptuar”.

Kontrolloni gjithashtu

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

“Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje!” – Arlinda kërkoi drejtësi para se të vritej

Arlinda Sylaj-Zekaj, 49-vjeçare, e vrarë më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës, kishte paralajmëruar institucionet …