Visar Ymeri thotë se pavarësisht "vullnetit të popullit" koalicioni që i ka fituar zgjedhjet po e bllokon formimin e institucioneve

Ymeri: Të angazhohemi për krijimin e ushtrisë dhe ruajtjen e marrëdhënieve me aleatët tanë

Sot është mbajtur mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm të Lëvizjes Vetëvendosje gjatë së cilës është biseduar kryesisht për çështjen e krijimit të Ushtrisë së Kosovës. Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje theksoi se Forca e Sigurisë së Kosovës duhet të shndërrohet në Ushtri të Kosovës por duhet të angazhohemi edhe për vazhdimin e bashkëpunimit me aleatët e Kosovës. Duhet të kujdesemi që marrëdhëniet e partneritetit dhe bashkëpunimin me aleatët e Kosovës ta avancojmë në një stad të ri edhe për sa i përket arkitekturës së mbrojtjes për Republikën e Kosovës. Domosdoja për Ushtrinë e Kosovës për mbrojtje, sovranitet e dinjitet duhet shpjeguar mirë dhe nuk duhet të ndalemi në këtë drejtim, theksoi kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …