leoni

Kryetari Asllanaj ka inspektuar punimet rreth ndërtimit të stadiumit të qytetit

Kryetari i Komunës së Suharekës, Sali Asllanaj, ka vizituar stadiumin e qytetit, për të parë më për së afërmi punimet rreth ndërtimit dhe renovimit të këtij stadiumi. Kryetari Asllanaj, u interesua se si po zhvillohet realizimi i këtij Projekti që ka vlerën prej 450 mijë euro të ndara nga Qeveria e Kosovës dhe një pjesë nga buxheti i Komunës së Suharekës. “Është kënaqësi me pa ndërtimin e stadiumit të qytetit dhe shprehi falënderimin e veçantë për Kompaninë “Getoari” që po i përmbahet afateve sipas kontratës dhe po punon me një kualitet mjaft të mirë, kjo na banë të lumtur dhe na jep shpresë që sivjet do të bëjmë përurimin e këtij objekti sportiv me rëndësi për qytetarët tanë dhe sportistët tanë që mezi po e presin ndërtimin e këtij stadiumi. Me këtë ndërtim përfundojnë kushtet e këqija të lojës dhe po krijohet një ambient i mirë sportiv me kushte të mira dhe optimale dhe me këtë rast i dëshirojë shumë suksese dy ekipeve tona të futbollit: KF”Ballkanit” dhe KF të femrave “13 Qershori” , ka thënë kryetari Asllanaj teksa ka përshëndetur edhe punëtorët që po merreshin me ndërtimin e tribunave, zhveshtoreve dhe hapësirave tjera të nevojshme për një stadium qyteti.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …