Kryetari Thaçi: Njerëzit nën hetime jashtë institucioneve dhe listave zgjedhore

Kryetari Thaçi: Njerëzit nën hetime jashtë institucioneve dhe listave zgjedhore

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi sot ka marrë pjesë në lansimin e programit të Fondacionit Westminster për Demokraci në Kosovë, të cilin e vlerësoi si të rëndësishëm për partitë politike por edhe për shtetin. Në institucionet e Kosovës nuk duhet të kenë poste njerëzit me akuza e që janë nën hetime. “Njerëzit nën hetime, të mos lejohen jo vetëm të marrin poste publike, por as të përfshihen në listat zgjedhore”, është shprehur Thaçi. Iniciues për miratimin e një kodi për dekriminalizimin e skenës politike është mbështetur edhe nga ambasadori i Britanisë së Madhe në Prishtinë, Ruari O’Conell.  I cili tha se sondazhet tregojnë se subjektet politike janë më të pabesueshmet nga qytetarët. “Ky fakt, është mjaftë shqetësues për Britaninë e Madhe. Andaj, ne kemi ofruar eksperiencën tonë që partitë politike të bëhen më përgjegjëse dhe transparente dhe së bashkua ta luftojnë të keqën. Por edhe populli duhet të kërkoj më shumë nga përfaqësuesit e zgjedhur dhe t’i mbajë ato llogaridhënëse”, ka thënë O’Conell.

Kontrolloni gjithashtu

Ejup Maqedonci: Serbia me qasjen e saj hegjemoniste dhe agresive karshi Kosovës do të bëjë që tensionet të vazhdojnë

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, dje pas bllokimit në kufi me Serbinë të …