Partitë shqiptare në Kosovën Lindore nuk do të marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar të Serbisë

Partitë shqiptare në Kosovën Lindore kanë marr vendim që të mos marrin pjesë në zgjedhjet për kryetar të Serbisë, të cilat do të mbahen nesër, më 2 prill. Drejtuesit e partive shqiptare kanë thënë se nuk kanë vënë re asnjë interesim të kandidatëve për kryetar të Serbisë për pozitën e popullsisë shqiptare. Edhe qytetarët shqiptar me të drejt vote kanë thënë se do t’i bojkotojnë zgjedhjet për kryetar të Serbisë pasi diskriminimi negativ ndaj shqiptarëve sa vjen e rritet. Kohë më parë edhe Këshilli Kombëtar Shqiptar ka ftuar gjithë qytetarët shqiptar që të mos marrin pjesë në zgjedhje pasi shqiptarët janë duke u përballur me diskriminim të jashtëzakonshëm nga Beogradi zyrtar.

Kontrolloni gjithashtu

“Shqiptarët për Amerikën” kërkojnë nisjen e Dialogut Strategjik Kosovë–SHBA

Organizata “Shqiptarët për Amerikën” ka bërë thirrje për fillimin e Dialogut Strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve …