Masakra në Nagavc

Sytrim Halitaj: Kosova, Kroacia dhe Bosnja duhet sa më shpejtë ta denoncojnë Serbinë për gjenocid

Duke qenë dëshmitar për synimet që të arrihen marrëveshje për paqe, siguri e të tjera ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve, si duket deri më tani Serbia si shtet, me institucionet e saja, ka shkelur në vazhdimësi marrëveshjet e arritura me Kosovën. Jemi në dijeni që Serbia si një vend me aspirata të njejta si Kosova, pra, synon të bëhet pjesë e OKB, BE dhe organizatave tjera ndërkombëtare.

Nëse ndalemi vetëm tek pavarësia e Kosovës, Serbia jo vetëm që nuk e njeh Kosoven si shtet të pavarur mirëpo edhe ne kushtetutën e saj nuk e ka hequr  akoma dhe e konsideron si pjesë e saj. Edhe pse është e komplikuar çështja e arritjes së marrëveshjeve mes Kosovës dhe Serbisë në çështjet e së drejtës ndërkombëtare, Serbia qëllimisht i shkel marrëveshjet dhe maltreton qytetarët e  Kosovës  në vazhdimësi duke filluar me lëvizjen e lirë, respektimin e fqinjësisë dhe mos ndërhyrjen në sovranitetin e njëra tjetrës, reparacionet e luftës në kuadër të ligjit ndërkombëtar, ndërhyrjen kundër njohjeve ndaj Kosovës e shumë marrëveshje të tjera nuk ka pasur reciprocitet. Pra Kosova në vazhdimësi ka qenë e vetme për rezultate pozitive në gjithë rrugëtimin për normalizim të marrëdhënieve me Serbinë.

Po ashtu në bazë të deklaratave të vazhdueshme dhe veprimtarive të krerëve të Serbisë, Kosova po pengohet në vazhdimësi në proceset ndërkombetare. Të gjitha këto veprime dashakeqe të qëllimshme janë të njohura po ashtu nga ndërkombetarët miq apo armiq të Kosoves. Nga këto vazhdimësi dështimesh Kosova si shtet e ka mundësinë e vetme ta akuzojë Serbinë për gjenocid së bashku me Kroacinë dhe Bosnjën në mënyrë që të ndërrohen pozicionet politike. Kjo akuzë duhet të përmbledhë tri pika kryesore:

Letrat nga burgu si argument ndaj vrasjeve dhe burgosjeve të intelektualëve dhe njerëzve të cilët kundërshtuan në vazhdimësi padrejtësitë, pra mënyra se si janë trajtuar në burgjet e Serbisë dhe mënyra si komunikuan me familjarët duke u mohuar të drejtat bazike njerëzore dhe përshkrimet e ndryshme në këto letra.

Vrasje, plagosje, zhdukje e shkatërrime masive tek popullatat dhe ndjekjet disa milioneshe te popujve me qellim të spastrimit etnik në mënyrë sistematike nga Serbia.

Mungesa e reciprocitetit per harmonizimin e marëdhënieve deri më sot.

Arsyeja pse Kosova, Kroacia dhe Bosnja bashkërisht duhet ta denoncojnë Serbinë për gjenocid është sepse, Kroacia dhe Bosnja tentuan veçmas të argumentojnë për gjenocid ndërsa Serbia ju kundërvua Kroacise në të njejtën mënyrë duke e akuzuar për ndjekjen, vrasjen dhe zhdukjen e serbo-kroatëve dhe si rezultat në fund të dy palet tërhoqen akuzat në mungesë të argumentimit dhe presionëve që kishin për mos lejimin e eskalimit të situates përsëri. Ndërsa Bosnja fitoj rastin që në Srebrenicë kishte ndodhur gjenocid si rezultat i mungesës së ndalimit të ndodhjes së gjenocidit nga autoritetet Serbe por nuk kishte argumente të mjaftueshme që Serbia kishte direkt gisht në rastin e gjenocidit duke e autorizuar masakrën. Prandaj së bashku të tri pikat e lartë përmendura dëshmojnë për mënyrën e njejtë sistematike të Serbisë ndaj shqiptarëve të Kosoves, Kroatëve dhe Boshnjakëve, për luften ndaj tyre në baza etnike. Megjithatë është e vështirë një qasje e tillë nga të tri palet përderisa ka edhe mospajtime në mes Kroatëve dhe Boshnjakëve mirëpo problemi me madhor siq verehet sot në nivel ndërkombëtar për të tri palët është Serbia dhe një nismë e tillë do të kishte rezultat pozitiv.

Nëse gjykojmë drejtë mund të shohim se Serbia është e vetëdijshme dhe fshihet me dinakëri karshi çdo synimi për të zbuluar fytyrën e vërtetë të saj. Prandaj një bashkëpunim i mirëfilltë ndërmjet Kosovës, Kroacisë dhe Bosnjes jo vetëm në të drejtën e denoncimit së Serbisë për gjenocid por edhe në bashkëpunimet në nivel ndërkombëtar. Pra ç’do tentativë e Serbisë për bllokimin e njërës palë, palët tjera duhet së bashku ta demantojnë propaganden e Serbisë duke ju drejtuar shtetit/ve, organizatës/ve apo edhe individëve të caktuar në politiken botërore për demaskimin e Serbisë. Krijimi I një bashkëpunimi të tillë do të mund të bllokonte edhe Serbinë në proceset e saja integruese duke e bërë të njejtën politike në mos lejimin e forcimit të saj në dëm të vendeve si Kosova, Kroacia dhe Bosnja.

Një veprim i tillë kishte me qenë fatal për Serbinë dhe hap përparimtar për Kosovën dhe shtetet që ndajnë të njëjtin fat si Kosova. Kosova ka nevoje për ndryshim në qasjet politike ndaj Serbisë dhe po ashtu ndryshim në bashkëpunimet me fqinjët që për synim e kane paqen dhe stabilitetin rajonal.

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …