Brickos

Njoftim për fillimin e hartimit të Planit të hollësishëm hapësinor

Komuna e Skenderajt, Drejtoria për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit në vazhdimësi të hartimit të Planit Rregullues të Hollësishëm, bazuar në Ligjin për Planifikim Hapësinor, prej datës 11.04.2017 do të fillojë hulumtimin në terren (nëpërmjet pyetësorëve) për lokacionin e kufizuar në një pjesë të qytetit të Skenderajt.

Lokacioni ku do të nisë  hulumtimi për hartimin e Planit Rregullues të Hollësishëm është në hapësirën nga Sheshi “Adem Jashari” dhe rruga “Sala e Hamit Jashari’’ deri te unaza e jashtme e qytetit rruga “17 Shkurti”, sipas hartë së publikuar.

Hulumtimi do të kryhet nga kompania projektuese N.N.SH. “VIZION PROJECT” nga Prishtina dhe do të përqendrohet në temat e kushteve të banimit, punës, infrastrukturës teknike, arsimore, për institucione publike, lëvizshmërinë, etj.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt akademi përkujtimore në nderim të heroit Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorëve tjerë nga Drenica

Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në qytetin e Skenderajt është mbajtur akademi përkujtimore në …