Rama

Rama: “Platforma e Tiranës” nuk ekziston por është vetëm një “Deklaratë të shqiptarëve nga Maqedonia”

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edi Rama ka deklaruar se e ashtuquajtura “Platforma e Tiranës” nuk ekziston por është vetëm një “Deklaratë të shqiptarëve nga Maqedonia” me të cilën Tirana zyrtare nuk ka asnjë lidhje. “Nuk ka asnjë ‘Platformë nga Tirana’, por Deklaratë të partive shqiptare të cilët i kemi ndihmuar. Ne kemi pasur takime të ndara me liderët e partive shqiptare dhe kemi marrë shënime gjithçka që është thënë. Ata janë bashkuar në një copë letre”, ka thënë Rama në intervistë për një televizion shqiptar. Sipas tij, e vërteta është krejtësisht ndryshe nga ajo çfarë thotë Gjorge Ivanov dhe VMRO-DPMNE-ja. Ai ka theksuar se shqiptarët në Maqedoni “nuk janë refugjatë, por pjesë integrale e një shteti me dy entitete”.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …