Fshati Bellanicë i komunës së Malishevës, është një prej fshatrave, që ju ka ndryshuar pamja në tërësi, falë investimeve që janë duke u bërë. Krahas investime tjera në këtë fshat, është duke u rregulluar edhe oborri i shkollës, përkatësisht fusha e sportit, fushë e cila do ti përmbushë nevojat e shkollës dhe të rinjve të fshatit.
Gjatë ditës së hënë, është rregulluar pjesa e fushës, e cila do të jetë me standarde, përkatësisht është asfaltuar fusha, e cila përveç pjesës së futbollit të vogël, do të ketë edhe fushën për basketboll, hendboll dhe volejboll.
Punimet ne fushë, i ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i urbanizmit Ahmet Morina, të cilët janë ndarë të kënaqur me punimet që janë duke u kryer.
Kjo fushë e cila është duke u rregulluar, i ka edhe tribunat dhe një pjesë të një amfiteatri të vogël, si dhe komplet kjo pjesë do të jetë e ndriçuar.
Përndryshe në Bellanicë, janë duke u kryer edhe disa projekte tjera në infrastrukturën rrugore.