Nënkryetari Nura monitoron punimet në rrugën unazore “17 Shkurti”

Nënkryetari i Komunës së Skenderajt Fadil Nura ka inspektuar punimet në rrugën “17 Shkurti”. Kryetari Nura i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij ka parë nga afër realizimin e punimeve në këtë projekt shumë të rëndësishme për qytetin e Skenderajt, i cili po shkon drejt përfundimit.

Nënkryetari Nura u shpreh i kënaqur me punët që po realizohen në këtë fazë të punimeve. Sipas tij me përfundimin e punimeve në rrugën unazore “17 Shkurti”, qyteti i Skenderajt po bëhet qytet me qarkullim të lehtë dhe infrastrukturë moderne, objektiv ky i kahmotshëm i qeverisjes lokale të Skenderajt.

“Qytetarëve të Skenderajt po ju ofrojmë infrastrukturë moderne, hapësira të urbanizuara në brendi të qytetit, kushte të favorshme të banimit dhe kushte për veprimtari të ndryshme afariste”, tha z. Nura.

Me përfundimin e rrugës “17 Shkurti”, Skenderaj po krijon edhe një hapësirë të përshtatshme për banim dhe afarizëm në njërën ndër pjesët më të bukura të qytetit, përgjatë lumit Klina.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …