Thaçi

Kryetarit Hashim Thaçi i ka mbetur vetëm një rrugë për ta themeluar ushtrinë, t’i bindë serbët

Kryetarit të  Kosovës, Hashim Thaçi, e vetmja rrugë  që i ka mbetur për themelimin e Ushtrisë së Kosovës është që t’i bindë serbët që të jenë pjesë e procesit të themelimit të saj. Ai ka përkujtuar me këtë rast ka thënës se ne  do të punojmë që ushtria e Kosovës të jetë ushtri e të gjithë qytetarëve dhe një ushtri shumetnike për t’i shërbyer çdo qytetari, në çdo cep të vendit, për të ruajtur integritetin dhe sovranitetin e Kosovës. Ne do të punojmë në mënyrë gjithëpërfshirëse, në koordinim të plotë me Amerikën  dhe NATO-n dhe do t’i shterojmë të gjitha mundësitë për të diskutuar edhe me serbët. Thaçi  ka ripërsëritur sa e sa herë deri tani se procesi i themelimit të ushtrisë së Kosovës është i pa kthyeshëm, por gjatë vizitave të fundit në Kosovë, senatori amerikan Mekkejn dhe ministri gjerman, Sigmar Gabiel, i kanë bërë konfirmuar Thaçit se pa pëlqimin e serbëve nuk do të ketë Ushtri të Kosovës.

Kontrolloni gjithashtu

Kadri Veseli dënohet me 18 vjet burgim nga Gjykata Speciale në Hagë

Gjykata Speciale në Hagë ka shpallur aktgjykimin ndaj ish-drejtuesit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Kadri …