Në Serbi vazhdojnë protestat kundër “diktaturës” të instaluar nga Vuçiqi

Në Serbi vazhdojnë protestat kundër “diktaturës” së instaluar nga Vuçiqi

Përkundër motit të ftohtë dhe me reshje shiu disa qindra njerëz gjatë ditës se mërkure kanë marrë pjesë në protestën që është duke vazhduar në Beograd. Përndryshe ishte kjo dita e 17-të e demonstratave kundër partisë në pushtet. Demonstratat kundër, siç thuhet, “diktaturës” kanë nisur në Beograd dhe qytete të tjera të Serbisë më 3 prill, një ditë pasi kryeministri Aleksandar Vuçiq fitoi zgjedhjet presidenciale. Protestuesit thanë se kërkojnë lirinë e medias, shkarkimin e “elitës politike” të udhëhequr nga Vuçiq, heqjen e “të gjithë zyrtarëve të korruptuar”, si dhe zgjedhje “të drejta dhe të lira”. Ndërsa protesta përfundoi para Kuvendit të Serbisë ku organizatorët njoftuan se protesta do të rifillojë mbrëmjen e sotme.

Kontrolloni gjithashtu

Haga refuzon shtimin e Bislim Zyrapit në listën e dëshmitarëve të mbrojtjes, por pranon pesë deklaratat e tij për verifikim

Gjykata sepciale në Hagë ka refuzuar kërkesën e mbrojtjes së Hashim Thaçit për ta shtuar …