Reagim për Ditën Botërore të Librit dhe të Drejtën e Autorit nga MKRS-ja

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, dëshiron të sqarojë opinionin publik se, shkrimi i botuar nëpër disa portale “Ministria e Kulturës harron Ditën e Librit” është i pavërtetë dhe tendencioz. Shkrime të tilla të paverifikuara, nuk janë në dobi as të librit dhe as të opinionit publik. Ministria e Kulturës e ka shënuar Ditën e Librit të premten e kaluar me një aktivitet të organizuar në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës “Pjetër Bogdani”, me ç’ rast ministri Kujtim Shala shpërndau libra për lexues. Aktiviteti i shënuar të premten, ka qenë publik, prandaj një keqinformim i tillë është tendencioz, dhe më së paku në dobi të librit. MKRS- ja, me politikat e veta, ka ndihmuar në vazhdimësi librin, duke e rritur buxhetin dhe duke subvencionuar autorët, botuesit dhe bibliotekat. Po ashtu, ne po punojmë që të themelojmë agjencinë e librit dhe të promovimit të kulturës, si mekanizëm, i cili do t’i zhvillojë dhe avancojë më tutje politikat e librit.

Kontrolloni gjithashtu

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës së Rahovecit 

Fillojnë vizitat sistematike të nxënësve të klasave të para dhe pesta të shkollave të komunës …