Brickos

Ministri Haki Demolli u takua dhe bisedoi me kryetaren e Kroacisë, Kolinda Grabar –Kitaroviq

Ministri Haki Demolli u takua dhe bisedoi me kryetaren e Kroacisë, Kolinda Grabar –Kitaroviq

Ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës,  Haki Demolli me ftesë të ministrit të Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë, zotëri Damir Krstiqeviq, po qëndron për një vizitë zyrtare në Kroaci për të marrë pjesë në panairin e 4-të të Mbrojtjes dhe Hapësirës Ajrore të Detit Adriatik(ASDA 2017), i cili mbahet  në Split.   Ministri Demolli gjatë qëndrimit atje, zhvilloi një takim edhe me presidenten e Republikës së Kroacisë, zonjën Kolinda Grabar- Kitaroviq. Në takimin e përbashkët ministri Demolli dhe presidentja kroate, znj.Grabar –Kitaroviq, biseduan për marrëdhëniet e mira në mes dy vendeve,  me theks të veçantë në fushën e sigurisë, si dhe për bashkëpunimin e shkëlqyer në mes Ministrisë për Forcën e Sigurisë së Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kroacisë.

Kontrolloni gjithashtu

Qeveria e Kosovës është nën presion për miratimin e Projekt -Statutit të Asociacionit për anëtarësim në Këshillin e Evropës

Gjendja dhe rrethanat politike në Kosovë lidhur me Projekt-Statutin e Asociacionit të Komunave Serbe dhe …