Safet Blakaj

Blakaj: Marihuana po përdorët edhe nga grup mosha 12 vjeçare

Njohës të dukurisë së dëmshme të narkomanisë kanë deklaruar se numri i përdoruesve të substancës narkotike heroinë, ka shënuar rënie. Drejtori i Qendrës Mediko-Psikoterapeutike “Labirint”, Safet Blakaj ka deklaruar se gjatë tri viteve të fundit, në Kosovë nuk është shënuar asnjë rast që të rinjtë të kenë kërkuar ndihmë mjekësore për përdorim të heroinës. Ai ka thënë se rënia e numrit të përdoruesve të heroinës ka ardhur pas shtimit të aktiviteteve për parandalim të përdorimit të heroinës dhe njëkohësisht edhe angazhimit të Policisë së Kosovës. Mirëpo, janë rritur përdoruesit e drogave tjera, sidomos marihuana. Mosha mesatare e fillimit të cilësdo drogë është 16 vjeç. Por, ka raste kur me marihuanë fillojnë me 12 vjeç, pra fëmijë ndonëse janë raste të rralla, ka deklaruar Safet Blakaj.

Kontrolloni gjithashtu

Debat për 100 eurot e studentëve: opozita akuzon qeverinë për përdorim elektoral të buxhetit

Para zgjedhjeve lokale të 12 tetorit, qeveria në detyrë e Kosovës kishte miratuar ndarjen e …