Disa aktivistë të Vetëvendosjes i kanë shkaktuar lëndime trupore Këshilltarit politik të MMPH-së, Qeram Telqiu

Disa aktivistë të Vetëvendosjes i kanë shkaktuar lëndime trupore Këshilltarit politik të MMPH-së, Qeram Telqiu

Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nëpërmjet një njoftimi ka dënuar veprimet e sotme të Lëvizjes Vetëvendosje, ku si pasojë e të cilave, iu kanë shkaktuar lëndime trupore Këshilltarit politik të MMPH-së Qeram Telqiu. “Ministria shpreh brengosjen e thellë dhe dënon veprimet e sotme politik të Lëvizjes Vetëvendosje, si pasoj e të cilave i janë shkaktuar lëndime trupore Këshilltarit Politik të kësaj ministrie z. Qeram Telqiu”, thuhet në njoftimin për media të MMPH-së. “Telqiu është veprimtar i kamotshëm i kauzës kombëtare, ish i burgosur politik nga regjimi serb, në vitet 80, themelues dhe nënkryetar i Partisë së Drejtësisë. MMPH, shpreh bindjen e thellë se format e tilla të veprimit politik nuk i duhen Kosovës  dhe qytetarëve të saj, nënvizohet në njoftimin e MMPH-së.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …