Daut Haradinaj: Dje fitoi populli i Kosovës

Haradinaj: Versionin aktual të Demarkacionit, populli e ka shpall të vdekur

Deputeti i AAK-së Daut Haradinaj duke komentuar çështjen e demarkacionit ka thënë se ai është shpallur i vdekur. Në një postim në rrjetin social Haradinaj ka shkruar se “Populli e ka shpall të vdekur versionin aktual të Demarkacionit me Malin e Zi”.  Ndryshe Qeveria sot ka dështuar që ta procedojë në Kuvend Projektligjin për Demarkacionin me Malin e Zi. Sipas një njoftimi zyrtar nga Qeveria, Demarkacioni do të procedohet pasi që të mbahet seanca për mocionin e mosbesimit të Qeverisë të iniciuar nga opozita e që është caktuar për të mërkurën.

Kontrolloni gjithashtu

Murati

Valon Murati: Kosova po humb aleatët dhe po mbetet prapa, kriza politike po e thellon izolimin

Ish-ministri i Diasporës, Valon Murati, ka ngritur alarmin për pasojat që, sipas tij, po i …