Jakup Krasniqi

Jakup Krasniqi: Shumë, shumë hipokrizi brenda një dite!

 Dje duke filluar nga Kryeministri, deputetët e LDK-së e në mbrëmje edhe partia -LDK në deklaratën e saj shfaq me shumë se hipokrizi e gënjeshtra për gjoja pengesat e shumta që ia paskan bërë krimit e korrupsionit si dhe për sukseset në shumë fusha të tjera etj. Të gjithë të përmendurit, si në korin e bretkosave në kënetë, i sulmuan si “krerë të krimit e të korrupsionit”, ke tjetër veç Thaçit e Veselin?! Ata nuk treguan, kur ata u bënë të tillë, para apo pasi i bënë që të dy njerëzit e parë të vendit, të parin President e të dytin Kryetar të institucionit më të lartë të vendit, te Kuvendit të Kosovës?! Nder më të madh se kaq nuk kanë mundur t’ju bëjnë! Nderi njerëzor e qytetarë e kërkon që së paku të heshtni!

Këto akuza nuk janë të reja nga ana e zyrtarëve të lartë të LDK-së, ato e kanë fillin edhe para vitit 1999, por çështja është, pse u heshtën për më shumë se dy vjet po nga këta zyrtarë?! Kush fitoi nga kjo heshtje, ata apo qytetarët e Kosovës? Qytetarët e Kosovës nga ky koalicion qeverisës, përveç zhgënjimit i cili shkaktoi ikjen më të madhe të shqiptarëve të pas luftës çlirimtare, të mirë tjetër nuk kanë parë! Kjo bëri që gjatë këtyre dy viteve e pak muajve, nga Kosova ikën mbi 150.000 qytetarë. Po gjatë kësaj kohe vendi ynë ka humbur sovranitetin mbi Sistemin e Drejtësisë, ka rrezikuar të humbë territor mbi 8200 hektarë tokë, ka bërë marrëveshje të dëmshme me Serbinë më të cilat e bënë atë hisedarë në sovranitetin mbi Kosovën! Madje, në asnjë aspekt tjetër të jetës politike, publike e ekonomike nuk ka arritur ndonjë sukses.

Përveç hipokrizisë, po këta krerë, si gjatë seancës dhe pas saj kanë gënjyer dhe kanë gënjyer shumë. Kanë gënjyer kur kanë thënë se: “kjo qeveri i paska vendos laura krimit e korrupsionit”. Si u paskan vërë pengesa krimit e korrupsionit, kur votat e LDK-së u dhanë shumë shumë pushtet kundërshtarëve të tyre të djeshëm.

 Me këto hipokrizi e gënjeshtra, krerët e LDK-së, ke po dëshirojnë ta mashtrojnë? Pse ata pranuan të “qeverisin më partinë e krimit e të korrupsionit” për gati tri vite, edhe pse të njëjtat i thonin para fushatës së vitit 2014?

Kjo që po e bëjnë këta njerëz, është më shumë se e pamoralshme. Është e pamoralshme se me këto gjera po tentohet të mashtrohen sërish votuesit e tyre sepse qytetarët e Kosovës nuk do të munden më t’i mashtrojnë.

Nga ajo që u pa brenda një dite, krerët e LDK-së i paskan pasur të ditura, pra nuk e paskan bërë nga padija ndarjen e pushtetit me “njerëzit që duhet të janë prapa grilave”. Me njerëzit që paskan bërë krime e korrupsion, që e paskan zhvatur Buxhetin e shtetit. Nëse të gjitha këto janë të vërteta, pse pranuat të bëheni pjesë e bashkuar në krimit e në korrupsionin për të zhvatur Buxhetin?!

 Besoj fuqishëm që kjo hipokrizi, do të ndëshkohet nga qytetaret e Kosovës kësaj radhe!

Kontrolloni gjithashtu

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, -Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. -Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. -Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. -Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Albert Z. ZHOLI Kam pasur fatin të zhvilloj shumë takime dhe intervista me aktorin e madh "Nderi i Kombit" Robert Ndrenika. Në jetën e përditshme ai është krejt ndryshe nga shpërthimi artistik që shohim në skenë apo në ekran. Një intelektual i qetë, i mençur, i kulturuar, me një finesë komunikimi që të bën menjëherë për vete. Në bisedë flet me maturi, me humor të hollë dhe me atë urtësi që vjen vetëm nga njerëzit që kanë jetuar shumë dhe kanë lexuar akoma më shumë. Ndërsa në skenë ai shndërrohet krejtësisht: shpërthen me energji, emocion dhe forcë interpretimi, duke e bërë publikun të qeshë, të mendojë apo të përlotet. Bisedat me të kanë qenë gjithmonë si orë mësimi. Nga çdo takim me Robert Ndrenikën merr diçka: kulturë, përvojë jetësore, filozofi të thjeshtë njerëzore dhe mbi të gjitha dashurinë për artin. Pikërisht ndaj, kur shoh reagimet e ashpra ndaj një deklarate të tij si qytetar, mendoj se duhet të dimë të ndajmë figurën e kolosit të skenës shqiptare nga bindjet apo simpatitë personale që ai mund të ketë në jetën e tij private. Debatet shterpw Ende në rrjetet sociale vazhdon të diskutohet deklarata e aktorit të madh shqiptar Robert Ndrenika gjatë paraqitjes së kryebashkiakut Erion Veliaj në seancën gjyqësore të kësaj të premteje. Në atë seancë një numër i madh artistësh kishin shkuar në mbështetje të Veliajt, ndërsa takimi më i komentuar ishte ai i Robert Ndrenikës me kryebashkiakun, pak minuta para nisjes së procesit. Fjalët e aktorit: “Ç’të mbeti nga burgu, do ta vazhdoj unë”, krijuan menjëherë reagime të shumta. Disa e interpretuan si humor të hidhur, disa si solidaritet njerëzor, të tjerë si mbështetje politike. Në rrjetet sociale shpërthyen debatet, kritikat, ironitë dhe madje sulmet personale. Por pikërisht këtu lind nevoja për një reflektim më të thellë: a duhet gjykuar një artist i madh për një deklaratë emocionale të bërë si qytetar? Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata mbeten njerëz me bindje, dobësi, simpati dhe preferenca personale. Një artist nuk jeton vetëm në skenë. Ai ka dy jetë: jetën artistike dhe jetën qytetare. Në skenë ai i përket publikut, historisë dhe artit; jashtë saj ai i përket vetes, bindjeve dhe emocioneve të tij njerëzore. Aktor i madh Robert Ndrenika është një nga aktorët më të mëdhenj shqiptarë të të gjitha kohërave. Breza të tërë janë rritur me rolet e tij në teatër dhe kinematografi. Ai nuk është thjesht një aktor i suksesshëm, por një institucion më vete i artit shqiptar. Emri i tij lidhet me dhjetëra role që kanë hyrë në memorien kolektive të shqiptarëve. Nga “Horizonte të hapura”, “I teti në bronx”, “Kapedani”, “Koncert në vitin 1936”, “Në shtëpinë tonë”, “Mësonjtorja”, “Prefekti”, “Nëntori i dytë”, “Besa e kuqe”, “Shirat e vjeshtës”, “Shi në plazh” e deri te dhjetëra interpretime të tjera në teatër, Robert Ndrenika ka qenë një shkollë më vete interpretimi. Figura e tij artistike është ngritur mbi talentin, punën dhe përkushtimin shumëvjeçar ndaj skenës shqiptare. Vetëm roli i Qazim Mulletit tek filmi “Prefekti” do të mjaftonte që emri i tij të mbetej përgjithmonë në historinë e kinemasë shqiptare. Ndërsa personazhe të tjerë si Stefi, Agush Kalemi apo Fotaqi treguan dimensionin e jashtëzakonshëm të një aktori që dinte të lëvizte mes humorit, dramës dhe tragjikomikes me një natyrshmëri të rrallë. Deklarata spontane Por gjithë kjo pasuri artistike nuk mund dhe nuk duhet të fshihet nga një deklaratë spontane apo nga një simpati personale politike. Nuk mund të kryqëzohet një artist i madh sepse si qytetar ka zgjedhur të mbështesë dikë, ashtu siç miliona njerëz mbështesin parti, drejtues apo ekipe sportive të ndryshme. Dikush është me Partizanin, dikush me Tiranën; dikush majtas, dikush djathtas. Kjo është pjesë e pluralizmit dhe e lirisë individuale. Është e mundur që Robert Ndrenika të ketë simpati njerëzore për Erion Veliajn. Është gjithashtu e mundur që ai ta vlerësojë për investimet që janë bërë në art, kulturë, teatro apo aktivitete artistike gjatë kohës që Veliaj drejtoi Bashkinë e Tiranës. Kjo mbetet zgjedhje personale dhe nuk cenon aspak madhështinë e tij si artist. Problemi qëndron tek mënyra sesi shoqëria jonë reagon. Ne shpesh kalojmë menjëherë nga adhurimi në linçim publik. Një deklaratë e vetme mjafton që rrjetet sociale të harrojnë kontributet e një jete të tërë. Kjo është padrejtësi morale dhe mungesë kulture demokratike. Në vendet me traditë demokratike artisti ndahet nga bindja e tij politike. Askush nuk ua mohon veprat artistëve sepse votojnë majtas apo djathtas. Arti nuk është gjykatë politike. Një aktor nuk matet me deklaratat e momentit, por me atë që ka lënë në kulturën kombëtare. Robert Ndrenika ka lënë shumë më tepër sesa një fjali të komentuar në rrjetet sociale. Ai ka lënë personazhe, emocione, humor, lot dhe kujtime që jetojnë prej dekadash në publikun shqiptar. Rreziku Një komb që nuk respekton ikonat e tij artistike rrezikon të humbasë kujtesën kulturore. Kritika është normale dhe demokracia e lejon debatin, por debati nuk duhet të kthehet në fshirje të figurës së një artisti që i ka dhënë aq shumë kulturës shqiptare. Ndaj, përtej polemikave të ditës, duhet të dimë të ndajmë artistin nga qytetari. Robert Ndrenika mbetet një kolos i skenës shqiptare. Ndërsa Robert Ndrenika qytetar ka të drejtën e tij të mendojë, të ndiejë dhe të mbështesë kë të dojë. Pikërisht kjo ndarje është thelbi i një shoqërie demokratike dhe i qytetërimit kulturor.

Albert Z. Zholi: Robert Ndrenika mes artit dhe qytetarisë, mes madhështisë dhe kryqëzimit

-Shoqëria shqiptare shpesh ka prirjen t’i vendosë figurat publike në piedestal, duke harruar se ata …