Atifete jahjaga

Ish kryetarja Jahjaga do të flas në Beograd për gratë e dhunuara dhe torturuara gjatë luftës në Kosovë

Ish kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga do të marrë pjesë në festivalin e katërt “Mirëdita” që mbahet në Beograd nga 31 maj deri më 3 qershor. Ajo do të jetë e pranishme në në promovimin e librit “Dua të dëgjohem: libri i kujtimeve me tregime të grave që kanë përjetuar dhunë në luftën e fundit në Kosovë”. Me këtë rast, ish kryetarja e vendit, Atifete Jahjaga do të flasë para të pranishmëve mbi gratë e dhunuara e të torturuara nga forcat serbe gjatë luftës çlirimtare në Kosovë në vitet 1998-1999.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …