Krimet Serbe ne Kosove

Shoqata “Familja dhe Shpresa” kërkon nga partitë angazhim për dënimin e krimeve të Serbisë në Kosovë

Shoqata “Familja dhe Shpresa” ka kërkuar nga partitë politike që të angazhohen për dënimin e krimeve të Serbisë në Kosovë. Në letrën publike që shoqata “Familja dhe Shpresa” ju ka dërguar partive politike, në mes tjerash thuhet: I “harruat” krimet e Serbisë dhe kërkesën për plotësimin e ligjit për Gjykatën Speciale. Fushatën e zgjedhjeve e keni stërmbushur përtej kupe me lloj-lloj premtimesh tuaja se do të bëni mrekulli për jetën e qytetarëve dhe për Kosovën. Por, në mendjet tona, të neve familjarëve të viktimave të luftës, janë gjithnjë me të dashurit tanë të cilët nuk janë më në mesin tonë, e të cilët na i vrau regjimi i Serbisë. Është për t’u habitur por edhe e pa arsyeshme se pse dështuat deri më tash që të plotësoni ligjin për Gjykatën Speciale për të gjykuar edhe Serbinë dhe kriminelët e saj për krimet e luftës në Kosovë, edhe përkundër shumë thirrjeve tona drejtuar jush që nga viti i kaluar. Partitë politike shqiptare të Kosovës duhet që të këndellen dhe parlamenti i ardhshëm i Kosovës duhet që të plotësojë këtë ligj gjysmak. Kriminelët e Serbisë dhe shteti Serb duhet dërguar para drejtësisë atje në Gjykatën Speciale për Kosovën. Ky plotësim i këtij ligjit duhet të jetë në krye të listës së premtimeve të krejt partive dhe ai duhet bërë realitet nga parlamenti i Kosovës menjëherë pasi që të formohet pas zgjedhjeve të 11 Qershorit.

Kontrolloni gjithashtu

Specialja lejon Prokurorinë të zbulojë materiale shtesë në rastin ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Gjykata Speciale në Hagë kanë miratuar kërkesën e Zyrës së Prokurorit të Specializuar për të …