Aleksandar Vuciq

Vuçiq: Nuk do ta pranoj Kosovën shtet të pavarur, kjo nuk është politika ime

Kryetari i ri i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar se posa ta marrë zyrtarisht postin në krye të shtetit do  ta hapë çështjen e Kosovës, por nuk e ka ndërmend të heqë dorë prej saj. Do të betohem në Kushtetutë. Nuk kam të drejtë të heq dorë nga Kosova, por ne duhet të hapim këtë temë – tha Vuçiq, duke iu përgjigjur liderit të LDP-së, Çedomir Jovanoviqit, i cili e pyeti nëse si kryetar i vendit do të zgjidhë nyjet e Gordit, të cilat mjegullojnë perspektivën europiane të vendit, në radhë të parë kur është fjala për Kosovën. Nuk do ta pranoj Kosovën, kjo nuk është politika ime, por jam i gatshëm të bisedoj dhe të pranoj faktin se ndër ne ka shumë mite e legjenda, është shprehur Vuçiq.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare ASDA 2026 në Zagreb

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Gegë Lleshi, së bashku me delegacionin e Ministrisë së Mbrojtjes, po merr …