Këshilli i Prindërve ka kërkuar që në asnjë mënyrë të mos përdoren fëmijët për fushata zgjedhore

Këshilli i Prindërve ka kërkuar që në asnjë mënyrë të mos përdoren fëmijët për fushata zgjedhore

Këshilli i Prindërve ka kërkuar që në asnjë mënyrë të mos përdoren fëmijët për fushata zgjedhore. Këshilli ju ka bërë thirrje të gjitha partive politike që të jenë të përgjegjshëm dhe të mos shfrytëzojnë fëmijët për fushata zgjedhore. Këshilli i Prindërve ka kërkuar edhe nga përgjegjësit e shkollave dhe institucioneve arsimore që të jenë të përgjegjshëm dhe mos të lejojnë që procesi zgjedhorë të ndikojë në procesin mësimor. “Këtë thirrje ua drejtojmë edhe prindërve të Kosovës që të informojnë fëmijët e tyre për të mos e ndërprerë procesin mësimor, për pjesëmarrje në fushatat elektorale të partive politike. Mos të lejojnë që fëmijët e tyre të cilët ende janë në zhvillim e sipër të politizohen”, thuhet në komunikatën e Këshillit të Prindërve.

Kontrolloni gjithashtu

Memli Krasniqi

Memli Krasniqi: Dje ishte një ditë e hidhur për Kosovën, pasi dështoi të anëtarësohet në Këshillin e Evropës

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka thënë se sot është një ditë …