Lista Serbe tregohet shpërfillëse ndaj çështjes së demarkacionit

Darmanoviq: Demarkacioni është problem i Kosovës, jo i Malit të Zi

Ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sergjan Darmanoviq, i ka deklaruar Dojçe Velles se demarkacioni është problem i Kosovës, jo i Malit të Zi. Ne në Vjenë kemi nënshkruar një marrëveshje me Kosovën dhe kjo marrëveshje është miratuar në Parlamentin e Malit të Zi. Ky është një problem që ka të bëjë më shumë me luftën politike në Kosovë, me parlamentin e tyre, me luftwn mes qeverisë dhe opozitës. Por ne besojmë se do të vijë momenti kur partitë politike në Kosovë të krijojnë shumicën e duhur për ratifikimin e kësaj marrëveshjeje ndërkombëtare. Ne jemi të durueshëm dhe nuk kemi kurfarë problemi të presim deri sa të vijë momenti i duhur, ka thënë ministri i Punëve të Jashtme të Malit të Zi, Sergjan Darmanoviq.

Kontrolloni gjithashtu

Ramush Haradinaj

Ramush Haradinaj: Mospërfshirja e Kosovës në votimin e Këshillit të Ministrave, një dështim i madh

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka kritikuar ashpër kryeministrim Albin Kurti lidhur me mospërfshirjen e …