Në Prishtinë u nënshkrua marrëveshja për krijimin e Unionit të Avokatëve Shqipfolës

Në Prishtinë u nënshkrua marrëveshja për krijimin e Unionit të Avokatëve Shqipfolës

Me rastin e shënimit të Ditës së Avokatisë, Oda e Avokatëve të Kosovës dhe Dhoma Kombëtare e Avokatisë së Shqipërisë nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për krijimin e Unionit të Avokatëve Shqipfolës. Me këtë rast, kryetari i Odës Avokatëve të Kosovës, Osman Havolli vlerësoi se Kosova edhe pse si shtet i vogël ka një avokaturë jo të madhe por ka rini të shkëlqye. Ne kemi trasuar një rrugë të gjatë dhe jo të lehtë ngase avokatia shqiptare ka kaluar shumë sfida të cilat kanë qenë si pasojë e zhvillimeve politike në ish-Jugosllavi. Sot ndjehem i lumtur dhe krenar që iu shoh këtu në veçanti mysafirët nga vendet evropiane dhe miqtë tjerë që janë këtu prezent nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës që në vazhdimësi e kanë përkrah misionin e Kosovës, tha në mes tjerash, avokati, Osman Havolli.

Kontrolloni gjithashtu

Lushtaku i kundërpërgjigjet Gërvallës: Për dështimet e qeverisë nuk mund të fajësohet Sami Lushtaku

Kandidati i PDK-së për deputet, Mërgim Lushtaku, i është kundërpërgjigjur ministres në detyrë të Punëve …