Krasniqi

Krasniqi: Politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i së mundshmes

Kryetari i Këshillit Kombëtar të NISMA për Kosovën Jakup Krasniqi, ka shkruar në rrjetin social se politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i së mundshmes. Ai ka thënë se “Integriteti politik, vizioni i qartë dhe zemërgjerësia e madhe e të “parëve” tanë të dalë nga zgjedhjet e fundit, i duhen vendit e kombit tonë!”. “Politika nuk është art i dëshirave meskine, por art i se mundshmës pas përpjekjeve mbinjerëzore të njerëzve që kanë integritet të veçantë e vizion të qartë për publikun e gjerë e shtetin që duhet ta përmbyllë shtetësinë! Integriteti politik, vizioni i qartë dhe zemergjërësia e Madhe e të “parëve” tanë të dalë nga zgjedhjet e fundit, i duhen vendit e kombit tonë! A ka bërë sovrani një zgjedhje të tillë, le të presim e të shohim! Unë do të doja të besoja?! Me gjithë atë, le të shpresojmë!”, ka theksuar Krasniqi.

Kontrolloni gjithashtu

Gjyqi për Masakrën e Reçakut, pritet të dëshmojnë William Walker dhe Wesley Clark

Procesi gjyqësor për Masakrën e Reçakut, një nga krimet më të rënda të kryera nga …